Vrahet Shqiptari ne Greqi

29/07/2008 07:48

Nje 42 vjecar shqiptar eshte ekzekutuar me arme zjarri mengjesin e sotem ne kryeqytetin e Greqise Athine. Agron Beqiri, eshte qelluar me pistole ne koke ne lagjen Kalithea, ne Athine. Policia dyshon se motivi i vrasjes ka qene larja e hesapeve mes bandave rivale. Sipas forcave te sigurise, Beqiri ka qene ne automjet ne kryqezimin e rrugeve Platonos dhe Ilektra, kur I eshte zene prite dhe eshte ekzekutuar me arme, ndersa pas krimit autori eshte larguar qetesisht ne kembe. Brenda 6 muajve te fundit ne Greqi jane vrare 7 shqiptare, nderkohe qe vetem dy raste jane zbardhur plotesisht.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch