Vllaznia,Me lojtare nderkomtare

07/08/2008 08:51

Vllaznia është në pritje të një futbollisti ganez, por që aktivizohet në Turqi me Hacettepe, skuadër për të cilën nënshkruan edhe Xhevair Sukaj, Gilman Lika e Admir Teli.

Ganezi 23-vjeçar quhet James Boadu dhe mund të vijë në Shkodër në formën e huazimit. Mesa duket klubi shkodran është binjakëzuar me atë turk.

Vllaznia kohët e fundit po merr gjithnjë e më shumë ngjyra ndërkombëtare, pasi aktualisht në skuadër janë dy kroatë: Marko Bashiç e Jurica Puljitz, si dhe sulmuesi çek Mirosllav Kausen. Në skuadrën shkodrane militon nga sezoni i kaluar edhe kosovari Ilir Nallbani.

“Conto TV”, televizioni me pagesë italian do të transmetojë ndeshjen për llogari të shikuesve italianë, ndërkohë që oferta e blerjes së të drejtës televizive shkon në 300 mijë euro.

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj ka premtuar një atmosferë spektakolare në takimin kundër Napolit, në takimin e parë të skuadrës shkodrane ndaj një ekipi të Serisë A italiane.

Çmimet e biletave për ndeshjen Vllaznia-Napoli: 12 mijë lekë të vjetra biletat në tribunën qendrore, 7 mijë në ato për karshi dhe 5 mijë lekë ato prapa portës.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch