Tragjedi ne Berat,4 te vdekur

27/07/2008 15:09

Tensioni i lartë ua mori jetën të enjten në mëngjes 4 punëtorëve të cilët punonin për hapjen e një pusi në fshatin Hink të qytetit të Beratit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Beratit. 4 punëtorë kanë gjetur vdekjen teksa po punonin për hapjen e një pusi në oborrin e një shtëpie në fshatin Hink të këtij qyteti.

Sipas policisë, viktimat Xhevahir Baho 42 vjeç, Agron Pepa 42 vjeç, Xhevahir Rrebeshi, 55 vjeç dhe Hekuran Behari, 50 vjeç banorë të komunës Poshnje kanë gjetur vdekjen nga tensioni i lartë.

Sipas të dhënave të para të hetimeve, punëtorët kanë montuar pajisjet dhe kanë filluar ngritjen e kullës së shpimit, kur sonda ka takuar në një link të tensionit të lartë. Katër punonjësit e pusit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Banorët janë përpjekur t’i japin ndihmë viktimave, por ka qenë e kotë

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch