Shqiptari 30 minuta kunder Barces

29/07/2008 15:21

Sulmuesi kosovar, Andis Shala (19), nuk ka arritur të shkëmbejë fanellën me argjentinasin Lionel Messi, megjithatë ka arritur të realizojë ëndrrën, të luajë kundër skuadrës, ndër më të mëdhatë në botë, Barcelonës. Të shtunën në Dundee, skuadra skoceze, Dundee United, është përballur në një ndeshje miqësore me Barcelonën, ndërsa sulmuesi Shala është aktivizuar në pjesëlojën e dytë (60) të këtij dueli, që përfundoi 5:1 për ekipin katalunas.

“Pas përfundimit të ndeshjes të gjithë iu sulën Messit për ta lutur për shkëmbim fanellash, mua me mbeti Eidur Gudjohnsen, edhe ai është yll”, ka thënë Shala për gazetën “Kohën Ditore” të dielën.

Në këtë ballafaqim, shkëlqeu Messi me tre gola të shënuar, ndërsa nga një për Barçën e realizuan edhe sulmuesit Thierry Henry e Samuel Eto’o.

“Ishte një atmosferë fascinuese, thjesht me dukej sikur ëndërr, sepse nuk mund të kesh çdo ditë rastin të luash kundër Barcelonës. Mua më është plotësuar dëshira që e kam pasur gjithmonë, të luaj kundër Barcelonës”, ka deklaruar Shala, të dielën. “Njëkohësisht pata rastin të shihja veten se ku jam afër tyre, kjo më ndihmon të përmirësohem dukshëm në të ardhmen, pasi edhe unë synoj të bëhem yll një ditë”.

Shala është transferuar në Dundee United para një muaji e gjysmë nga ekipi gjerman, Mannheim. Ai është futbollisti më i ri në skuadrën e parë skoceze. Me Dundeen ka kontratë deri më 2011.

“Barcelona na shkatërroi, në veçanti Messi q﷓_hte i paparë. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme të shohësh nga afër lëvizjet e tij”, u shpreh Shala. Andisi Shala 19﷓vjeçar, është i biri i trajnerit Kujtim Shala.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch