Shqiperi-Lihtenshten

26/07/2008 19:57

Shqipëria do të luajë miqësoren e 20 gushtit, kundër Lihtenshtejnit, në Tiranë. Dje në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit mbërriti konfirmimi i Federatës së Lihtenshtejnit, e cila pranonte që të luante në Tiranë. Shqipëria kishte kohë që po kërkonte një miqësore për të mbyllur ciklin e përgatitjeve të saj për të qenë gati për fillimin e eliminatoreve të Kampionatit Botëror Afrika e Jugut. Kjo do të jetë ndeshja e tretë miqësore, për trajnerin Arie Haan, pas atyre të zhvilluara në maj kundër klubit zvicerian Shaphauzen dhe Polonisë.

 

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch