Rrahet Bashkshortja,arrestohet 25 vjecari

01/08/2008 10:22

Librazhd- Policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin, i cili tre ditë më parë ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Burime të policisë bënë të ditur se kanë ndaluar shtetasin Lavdrim Gjini, lindur në fshatin Stërblevë në Librazhd.

Të njëjtat burime saktësojnë se ai u ndalua në bazë të urdhrit të nxjerrë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Librazhd, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten e tij, M. Gj, 23-vjeç, në banesën e tyre në fshatin Stërblevë.

Mësohet se 25-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Librazhdit në pritje të hetimit për konsumimin e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Dhuna e ushtruar mbi gruan bëri bujë vetëm kur ajo udhëtoi drejt Tiranës me plagë në fytyrë dhe në trup për të denoncuar bashkëshortin, i cili pasi e kishte goditur, duke e lënë pa ndjenja nuk pati asnjë pasojë, nga policia, madje u vendos të ndiqej në gjendje të lirë.

Duket se reflektimi ka ardhur nga organi i akuzës, i cili ka vendosur ta lërë në burg autorin e dhunës dhe të ndryshojë akuzën ndaj tij.

Gruaja pas disa denoncimesh me radhë në policinë lokale ka udhëtuar edhe drejt Tiranës për të denoncuar dhunën, me shenja të dukshme në fytyrë e në trup.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch