Partizani-2000 USD kualifikimi per koke

29/07/2008 07:49

Kualifikimi ndaj boshnjakëve të Shiroki Brijeg do të çojë automatikisht në xhepat e lojtarëve të Partizanit nga 2000 dollarë amerikanë.

Partizani nis sot përgatitjet në kryeqytet për t’i dhënë rifiniturat e fundit formacionit që do të përballet me skuadrën e Ivan Kataliniçit.

Partizani barazoi ndeshjen e parë në Bosnjë (0-0) dhe i ka të gjitha shanset të kalojë në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA.

Të mërkurën, më 31 korrik në “Qemal Stafa” do të zhvillohet akti i dytë midis dy ekipeve, ku shanset e Partizanit për një kualifikim në turin e dytë janë më të mëdha.

Partizani e ka kaluar tri herë turin e parë eliminator: sezonin 2004-2005, kundër Birkirkarës në Kupën UEFA; sezonin 2003-2004, kundër Makabi Netanjahut në Kupën Intertoto dhe sezonin 1970-1971, kundër Advitabergs në Kupën e Kupave.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch