"Nje Polici e pavarur parandon Krimin"

29/07/2008 07:41

 Ne konferencen Ballkanike “Mbi Trajnimin dhe Lidershipin ne Polici” ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers i beri thirrje politikes qe te qendroje larg policise. Ne konference foli dhe kreu i prezences ne vendin tone, Bocsh, i cili tha se ne radhet e policise nevojiten trajnime te vazhdueshme si nje mase antikrimi dhe antikorrupsioni

TIRANE-Ambasadori amerikan John Whithers thekson pavaresine e policise, si nje faktor kyc per parandalimin e krimit. Kjo deklarate e tij u be gjate konferences ballkanike per “ Trajnimin dhe Lidershipin ne Polici”. “Pavaresia e Policisë nga cdo manipulim politik eshte me rendësi thelbesore për ndërtimin e besimit të publikut”, tha Whithers.
Ne Konferencen e zhvilluar sot paradite te pranishem ishin ambasadori amerikan ne Tirane, John Whithers, kreu i OSBE-se Robert Bosch, Ministri i Brendshem, Bujar Nishani dhe Drejtori i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci.
Ne konference foli dhe kreu i prezences ne vendin tone, Bocsh, i cili tha se ne radhet e policise nevojiten trajnime te vazhdueshme si nje mase antikrimi dhe antikorrupsioni.
Bujar Nishani nga ana e tij vuri theksin tek progresi qe eshte bere ne polici sidomos ne nivelin e shkollimit. Edhe ai pohoi se jane te nevojshme trajnimet e efektiveve dhe shkëmbimi i eksperiencave nga policite nderkombetare me ato shqiptare. "Trajnimi mbi bazen e formimit te përgjithshëm policor, mbi bazën e shërbimit të komunitetit dhe të nxitjes së karrierës, mbi bazën e aftësive dhe nivelit trajnues janë një bazë e rëndësishme per një bazë policore te konsoliduar.
Nderkohe Drejtori i Pergjithshem i Policise, Ahmet Premci prezantoi modelet e reja me te cilen policia shqiptare do te prezantohet ne Konference.

Video
Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch