Mat, gjendet pa jetë një 18 vjeçar

02/08/2008 11:48

Mat- Në ujërat e lumit Mat është gjetur pa jetë një i ri. Trupi i tij, është gjetur nga kalimtarë të rastit, që duke kaluar në anë anë të lumit panë trupin dhe iu afruan për ta ndihmuar.

Por, ashtu si kanë dëshmuar në policinë lokale, ai kishte qenë pa jetë dhe çdo përpjekje për ta ndihmuar ka qenë e kotë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Lezhës bënë të ditur sot, pas informacionit të dhënë nga një kalimtar i rastit forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, duke nxjerrë trupin e pajete të të riut.

“Viktima është Melkior Makaj, 18-vjeç, banues në fshatin Tale të rrethit të Lezhës”- thanë burimet policore, duke iu referuar të dhënave pas verifikimit të identitetit të tij.

Ekspertiza mjeko- ligjore ka konstatuar se shkak i mbytjes së 18 vjeçarit Makaj ka qenë ataku kardiak si pasojë e kontaktit me ujin e ftohtë të lumit.

 

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch