Kosovaret ne Shqiperi per Pushime

27/07/2008 15:09

18:05/27.07.08 - Mbi 50 autobuze ne dite drejt bregdetit te Shqiperise


Nga Kosova drejt bregdetit shqiptar brenda një dite nisen rreth 50 autobusë, thanë sot agjencitë turistike kosovare, sipas të cilave këtë verë Shqipëria është vendi më i preferuar për pushuesit kosovarë.
Drejt Durrësit nisen 45 deri 50 atobusë, ndërsa drejt Ulqinit prej 20 deri 25 autobusë”, ishin të dhënat e sotme të agjencive organizatore të udhëtimeve për pushimet verore, të publikuara nga media në Prishtinë.

Agjencitë thanë se këtë vit ka një rritje të dukshme të numrit të kosovarëve që shkojnë në pushime në bregdetin e Adriatikut e të Jonit.
Kosova është shteti me numrin më të madh të vizitorëve në Shqipëri, sipas të dhënave që u prezantuan në promovimin e turizmit shqiptar në Panairin e Turizmit në Prishtinë, të mbajtur në maj të këtij viti.
Sipas deklaratave të zyrtarëve të turizmit, më shumë se 300 000 kosovarë pritet të kalojnë këtë verë pushimet në bregdetin e Shqipërisë, ndërsa vitin e kaluar ishin 270 000.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch