Itali, ekzekutohet me armë emigranti shqiptar

02/08/2008 11:47

Itali- Një emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali, pasi është qëlluar me dy plumba pistolete. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjës, në Foxhia të shtetit fqinjë.

Sipas policia italiane mësohet se viktima është një shtetas shqiptar 47-vjeçar, që banonte në shtëpinë e nipit të tij në këtë qytet.

Ende nuk ka të dhëna për autorësinë e krimit, por dyshimet e para sipas policisë italiane janë për një tjetër emigrant shqiptar. “Nuk mund të jepen ende detaje, por mund të themi se jemi në rrugë të mirë për gjetjen e autorit”- kanë njoftuar mediat italiane.

Mësohet se vitkima nuk ka pasur dokumente për qëndrimin në Itali. Nga hetimet paraprake, krimi ka ndodhur pas një sherri mes viktimës dhe autorit, por ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen. Dihet që 47-vjeçari ndërroi jetë në spital, pak kohë pasi mbërriti në gjendje të rëndë.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch