Gjirokaster,burg pa afat për vrasërin e gruas

29/07/2008 07:44

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastërt ka lënë në burg 54-vjeçarin, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij për motive xhelozie. Në seancën gjyqësore, trupi gjykues ka vendosur masën e arrestit “burg pa afat” për Halil Roshin, lindur në Golem të Gjirokastrës dhe banues në Topullaraj në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes në fshatin Topullaraj të Gjirokastrës.Mbi 54 vjeçarin Roshi rëndon akuza për veprën penale të "vrasjes me dashje"

Sipas organeve të hetimit 54-vjeçari Roshi, ka goditur për vdekje me sende të forta gruan e tij nënë e katër fëmijëve, për motive xhelozie.

Pas ngjarjes ai është larguar për t’iu fshehur ndjekjes së policisë në rrethinat e fshatit. Pas një operacioni që ka zgjatur rreth 12 orë policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur ndalimin e tij në tunelin në të cilin fshihej, në rrethinat e fshatit Topullaraj.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch