"Flakën garazhit dhe makines" për zihjen me kunatin

29/07/2008 07:46

Vlorë- I vë flakën garazhit të kunatit, duke i djegur makinën. Ngjarja ndodhi në Vlorë, kur një 34-vjeçar i ka vënë flakën garazhit të kunatit, pasi më parë kishin pasur nje grindje që dyshohet për motive të dobëta.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Edmond Rama, 34-vjeç, banues në fshatin Novoselë. “Ky shtetas ka qenë person me precedentë penalë për policinë, pasi rezulton edhe më parë i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike”- thanë burimet policore.

Sipas dëshmive në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se autori ka shkuar afër banesës së kunatit të tij, ku kishte edhe garazhin dhe i ka vënë flakën. Garazhi ka qenë në pronësi të kunatit të tij, Gentian Kalemi.

“Si pasojë e flakëve është djegur automjeti Vl 8362 A”- thanë burimet policore, duke shtuar se ai është arrestuar pas denoncimit të bërë.

Mbi këtë shtetas rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr. Aktualisht po hetohet për motivet e vërteta të ngjarjes.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch