Fier, vetëhelmohet me fostoksinë 45-vjeçarja

01/08/2008 10:23

Fier- Një grua 45-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vëtehelmuar. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në Hekal të Mallakastrës, në Ballsh. Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasja Zydie Iljazi, nënë e dy fëmijëve.

“Gruaja ka gjetur vdekjen pasi kishte gëlltitur 3 kokrra fostoksinë, në kohën që ka qenë e vetme në shtëpi”- thonë burimet policore. Ndërkohë sipas familjarëve, gruaja i ka dhënë fund jetës, ndërkohë që gjithë të tjerët kanë qenë në varreza, sepse ishin për ceremoninë e vjehrrës së saj.

Kur kanë mbërritur në shtëpi gjithë të tjerët, e kanë gjetur gruan përtokë në gjendje shumë të rëndë. “Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal, por gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë dhe ka ndërruar jetë pas 30 minutash nga mbërritja”- thanë burimet spitalore.

Policia, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes është duke hetuuar për shkaqet që e detyruar gruan t’i japë fund jetës. Në pyetje do të merren familjarët, të cilët aktualisht nuk dinë të thonë pse 45-vjeçarja u vetëhelmua.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch