Cana "vesh" fanelen e kombetares se Kosoves

02/08/2008 11:51

(Prishtinë, 1 gusht) - Ylli i futbollit shqiptar, Lorik Cana, edhe një herë ka ndihmuar futbollin e Kosovës. “Federata e Futbollit e Kosovës para ndeshjes Kosova-Yjet që u zhvillua më 14 qershor, ka pranuar nga Agim Cana ish -futbollisti i brezit të artë të Prishtinës dhe i biri i tij Lorik Cana anëtar i Kombëtares shqiptare dhe i Marseille pajisje sportive për Përfaqësuesen e Kosovës. Ndërsa këto ditë sërish Lorik Cana në adresë të FFK-së ka dërguar pajisje sportive për Përfaqësuesen e Kosovës (4 komplete x20=80 fanella, brekë, çorapë e mbrojtëse) si dhe 10 topa të lojës të cilësisë së lartë”, është thënë nga zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha. Ai ka shtuar se “FFK-ja falënderon z. Agim Cana dhe Lorik Canën për këtë mbështetje që po i japin Përfaqësues së Kosovës, e cila ka nevojë për mbështetje të gjithanshme”.

 

AlbaniaSport

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch