Beograd,njerez duan mbrojtjen e Karaxhic

29/07/2008 15:11

Rreth 16 mijë protestues sot janë mbledhur në qendër të Beogradit për të kundërshtuar arrestimin dhe dërgimin e Radovan Karaxhiç në Hagë. Organizatorët e protestës, janë Partia Radikale dhe Partia e ish-kryeministrit serb, Vojislav Koshtunica. Radovan Karaxhiçit, akuzohet për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje-Hercegovinë. 

BEOGRAD

Serbi, ambasada amerikane mbyll zyrat dy orë para protestës

Ora 21:00 -
Vetëm pak orë para se të fillonte protesta e ultranacionalistëve për mosekstradimin e Radovan Karaxhiç, ambasada amerikane në Beograd ka mbyllur punën dy orë para orarit zyrtar normal. Gjithashtu zyrtarët e SHBA-ve në Beograd i kanë rekomanduar  qytetarëve amerikanë të evitojnë lëvizjet në këmbë ose me makina sot në Beograd. Duke pasur parasysh se protesta e sotme mund të përshkallëzohet në një tubim të dhunshëm përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Beograd kanë preferuar të qëndrojnë larg protestuesve. Ky reagim vjen pas incidenteve të ndodhura nga protestat kundër pavarësisë së Kosovës në muajin gusht kur u dogj ambasada e SHBA-ve në Beograd dhe u sulmuan përfaqësitë diplomatike të vendeve perëndimore.

Beograd, mijëra njerëz në shesh për mbrojtjen e Karaxhiç

Ora 19:54 -
Ka nisur në Beograd mitingu i mbështetësve të Radovan Karaxhiç. Protesta është drejtuar kundër qeverisë e cila arrestoi të akuzuarin për gjenocid nga Gjykata e Hagës. Ajo organizohet nga Partia Radikale dhe Partia e ish-kryeministrit serb Vojislav Koshtunica. Ata kërkojnë mosdërgimin në Hagë të liderit serbo boshnjak. Sipas të dhënave nga agjensitë e huaja, në shesh ndodhen rreth 16 mijë protestues, ndërkohë policia është në gatishmëri për të ruajtur sigurinë.  “Kjo pretestë është simbol i rezistencës, simbol i fuqisë i atyre që duan lirinë më shumë se gjithçka”, tha Aleksandër Vuçiç nga Partia Radikale e Serbisë.
Karaxhiç i arrestuar rreth një javë më parë pritet të dërgohet për gjykim në Hagë. Procedura është vonuar pasi prokuroria ende nuk ka marrë kërkesën e palës mbrojtëse që kundërshton dërgimin e Karaxhiçit në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Burimet zyrtare konfirmuan se as sot nuk e kishin marrë kërkesën. Kjo e fundit, sipas avokatëve të Karaxhiçit është dërguar nga Bosnjë-Hercegovina.
Ndërkohë presidenti Boris Tadiç i bëri thirrje pjesëmarrësve që të protestojnë paqësisht.

 

BallkanWeb

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch