Arrestohet, goditi me mjete të forta 37-vjeçarin

07/08/2008 08:52

Elbasan- Kanë dashur të vrasin një bashkëfshatar, duke e goditur me mjete të forta e më pas e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gostimë të Elbasanit, kur shtetasi i dëmtuar është 37-vjeçari, K.B, që aktualisht ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Sipas burimeve policore mësohet se pas ngjarjes është arrestuar në flagrancë shtetasi Xhevahir Plaka, 40-vjeç me fshatin Gostimë, Elbasan. “Ai në bashkëpunim me vëllanë e tij, Ismail Plaka, 26-vjeç, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me dashje duke e goditur dhe më pas duke e tërhequr zvarrë me mjetin e tyre autoveturë volksvagen me targa të huaja, De734RT, i drejtuar nga Ismail Plaka, bashkëfshatarin”- thanë burimet e policisë.

Pas ngjarjes, ata të dy janë larguar, por policia pak kohë pas krimit ka arritur të vërë në pranga një nga vëllezërit. Të dhënat spitalore bëjnë me dije se 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ëhstë gjetur edhe makina dhe është bllokuar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që mbi dy vëllezërit rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch