Agolli te Tirana

29/07/2008 15:21

10 muaj pranë familjes nuk i bëjnë keq askujt. Dhe famijet e Agollit janë dy: pranë prindërve dhe pranë Tiranës. Për Ansin kurrsesi nuk është një kthim mbrapa. Për arsye sportive dhe jo sprtive atij i intereson që kampionatin e ardhshëm ta luajë me Tiranën. Si bardheblu.

Finlandë – Për momentin lojtari gjendet në Finlandë. Vasa, skaudra e tij sapo ka humbur 1﷓0 me Hakën, megjithatë lojtari e ka mendjen tjetërkund. “Sapo luajta ndeshjen e rradhës – thotë nëpërmjet linjës telefonike ﷓ megjithatë për momentin e kam mendjen te merkao. Është bërë një propozim nga Tirana te klubi im, Vasa, që të luaj një vit i huazur në kryeqytet. Tani jam në pritje të përgjigjes. Brenda 2﷓3 ditësh unë shpresoj se vendoset”.

Transferta ﷓ Tirana nëse arrin të bindë Vasën për transfeirmin e Agollit mund të jetë e detyruar të paguajë rrogën e futbollistit për 10 muaj. Kjo nuk duete të jetë një problem për donatorin Halili, sepse ai e konsideron Ansin si një ndër lojtarët më të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm. Nëse ndodh kështu Agolli do të luajë për një sezon si bardheblu, por duke qënë nën kontratë me Vasën.

Kontrata – Lojtari sapo ka rinovuar për dy vitet e ardhshme në kampionatin finlandez dhe transferimi i kartonit te Tirana përfundimisht është i vështirë. “Normalisht Vasa kërkon një shumë të majme për kartonin dhe nuk diskutohet që nuk mund të ndodhë kështu kalimi. Nëse arrihet, kjo bëhet vetëm me huazim”.

Forma – Agolli për momentin ka një formë të shkëlqyer fizike. Kjo sepse kampionati finlandez është në momentin më të mirë. Ky mund të jetë një avantazh për Tiranën, pasi edhe nëse lojtari për efekt kohe transferimi mungon në fazë përgatitore ai do të jetë gati për të qënë fizikisht në formë në fillim kampionati.

Kombëtarja ﷓ Pengu i Agollit është mos pjesëmarja në ndeshjen miqësore kundër Polonisë. Trajneri i përfaqësueses Han e ka vlerësuar maksimalisht në zborin te Turqisë dhe e ka dashur si alternativë të parë në përfaqësuese në krahun e majtë. Agolli gjithsesi e ka pasur të pamundur që të mbërrijë pasi klubi se ka lejuar. “Unë e kam telefonuar Hanin – tha Agolli ﷓ dhe e kam sqaruar në lidhje me këtë pikë. Shpresoj të kem një shans në ndeshjen mqiësore kundër Lihteshtejnit”.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch