Maradona ne Shqipni?

04/08/2008 13:16

Diego Armando Maradona, futbollisti i famshëm argjentinas që ka luajtur për skuadrën italiane të Napolit, pritet të ndjekë nga afër ndeshjen Vllaznia- Napoli që do të luhet në 14 gusht në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në kuadër të Kupës UEFA.
Lajmi bëhet i ditur nga ATSH e cila i referohet deklaratës së presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj "kam kontaktuar me klubin e Napolit, drejtuesit e të cilit më kanë thënë se Maradona mund të ndjekë ndeshjen në stadiumin 'Loro Boriçi'. I garantova italianët se Diego do të jetë i mirëpritur në Shkodër. Për ne është një nder vërtet i madh. Vllaznia dhe Shkodra e meritojnë një gjë të tillë” u shpreh Fushaj.

Klubi kuqeblu, vijoi ai, do të bashkëpunojnë me klubin italian për një organizim perfekt të vizitës së njërit prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Ndeshja e 14 gushtit është një ngjarje e madhe për Vllazninë. Shorti i privilegjoi shkodranët duke u vënë përballë skuadrën italiane të Napolit, pjesë e së cilës ka qenë gjatë viteve 1984-1991 dhe Maradona. Në atë periudhë skuadra e Napolit fitoi dhe dy titujt e vetëm kampionë në historinë e tij.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch