Kufoma në Lushnje, e masakruar dhe e djegur

07/08/2008 08:53

Lushnje- Kufoma e gjetur nga barinjtë në Lushnje u nis drejt Tiranës për ekzaminime, në mënyrë që të mundësohet gjetja e identitetit.
Policia e zonës ka marrë në pyetje rreth 15 banorë, por asnjë prej tyre nuk ka ndihmuar për identifikimin e kufomës.

"Dyshohet se viktima nuk i përket zonës, por ai është sjellë i vrarë në kanal, pranë fshatit Grabian"- thanë burimet policore, duke shtuar se ai ishte dëmtuar me mjete të mprehta në pjesën e fytyrës, syve dhe kokës. Më pas është hedhur në kanal, ku i është vënë flaka.

Ttrupi i pajetë i një mashkulli, që ende mbetet i paidentifikuar nga policia u gjet sot në një fshat të Lushnjes. 
Sipas burimeve të policisë së Lushnjes mësohet se kufoma është gjetur në vendin e quajtur 3 Urat në fshatin Grabian. Nga informacionet e para pas këqyrjes së kufomës, është konstatuar se i paidentifikuari mund të jetë vrarë, e më pas të jetë djegur.

“Ai u gjet nga disa barinj që në atë moment kanë qenë duke kaluar pranë fshatit Grabian”- thanë burimet policore, duke sqaruar se është ngritur një grup hetimor që po merret me këtë ngjarje.

Nuk ka ende asnjë të dhënë, qoftë për motivet, qoftë për autorësinë e krimit, pasi puna vështorësohet nga që viktima ka mbetur pa identifikuar.

Back

Search site

© 2008 Te gjitha te drejtat te rezevuara.www.Media-Shqip.Ch